Lajme

Zhbllokimi i potencialit në Kosovë

Paper është kontraktuar së fundmi për të krijuar identitetin dhe brendin, materialet promovuese dhe ato të konferencës për konferencën “Mundësitë e Investimit në Agro-Biznes në Kosovë”, organizuar nga USAID dhe Recura.

Konferenca ka për qëllim të bashkojë individë dhe institucione dhe të ofrojë platformë të komunikimit dhe bashkëpunimit në mes investitorëve, institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare dhe prodhuesve vendorë. Për më shumë, konferenca do të theksojë potencialin vendor në Kosovë në prodhimin e frutave dhe perimeve dhe do të ofrojë alternative për fuqizimin e prodhimit bujqësor në Kosovë.

Jemi të lumtur të jemi pjesë e kësaj aventure që ka luajtur rol aktiv në përafrimin e investitorëve dhe investimeve në Kosovë.