Përkrahja e kompanive që synojnë tregje ndërkombëtare

Përkrahja e kompanive që synojnë tregje ndërkombëtare

Profesionalizmi dhe investimet që garantojnë cilësi nga kompani të ndryshme, rezultojnë në prodhim të produkteve mjaft cilësore për një numër më të madh të klientëve, edhe për tregje ndërkombëtare.

Andaj, përcaktimi i mënyrës së komunikimit, strategjisë dhe pozicionimi në treg, janë pjesë shumë të rëndësishme për secilën ndërmarrje që për synim kanë suksesin.

Shumë shpesh, hapi i parë që kompanitë bëjnë është prezantimi dhe inaugurimi i tyre, në një eveniment ku gjithçka duket bukur dhe është mire e organizuar, dhe ku të pranishëm janë persona të shumtë, klientë potencial dhe përfaqësues të bashkëpunëtorëve dhe grupeve të interesit. Këtë Paper e bën me shumë lehtësi.

Më 29 mars 2017, në objektin e fabrikës së mobileve Genkor në Llapnasellë dhe në praninë e shumë të ftuarëve dhe përfaqësuesëve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, kompania Toning bëri përurimin e investimeve të reja në fabrikë në evenimentin e organizuar dhe konceptuar nga Paper Communications.

Investimet që nënkuptojnë ngritje të cilësisë dhe të kapacitetit të prodhimit të produkteve përmes teknologjisë dhe makinerive moderne, do të rezultojnë në produkte dhe mobile cilësore të destinuara për tregun vendor dhe Evropian.

Edhe pse punën e kishte filluar në vitin 1998 dhe ishte pjesë e një procesi të madh të investimeve, fabrika nuk kishte ndërprerë punën për klientë dhe kishte vazhduar prodhimin edhe gjatë fazës së investimeve. Përgjatë viteve, Genkor kishte prodhuar mobilje për një numër klientësh individual dhe për institucione të njohura publike dhe private në Kosovë.