SHOK e SHOQE

SHOK e SHOQE

SHOK e SHOQE është birrë e cilësisë së lartë, e prodhuar në Kosovë. Kjo birrë është shfaqur në tregun Kosovar të pijeve në fund të vitit 2017, pas një periudhë të gjatë testuese me ekspertë nga mbarë bota. Edhe pse e emëruar në dy forma të ndryshme – SHOK dhe SHOQE, përmbajtja e birrës është e njejtë. Duke përdorur ekspertizë ndërkombëtare dhe makinerinë më moderne për prodhim të birrës, SHOK e SHOQE për birradashësit ofron dy lloje të birrërave, atë ‘krudo’ apo ‘të freskët’ dhe pilsner. Edhe pse e shfaqur rishtazi në tregun e pijeve alkoolike në Kosovë, kjo birrë është ndër më të mirat në vend.

Paper Communications ka krijuar gjithë brendin e kësaj birre, duke përfshirë edhe emërimin. Përmes tregimeve të ndryshme të shkurta dhe një ‘karavani’ festiv në qytetin e Prishtinës, Shok e Shoqe në afat shumë të shkurtë kohor është shndërruar në birrën më të kërkuar në vend.