Gati për mjedisin: Festimi i Ditës së Tokës

Gati për mjedisin: Festimi i Ditës së Tokës

Me dorëza në duar dhe të buzëqeshur, shumë fëmijë ishin mbledhur në hapësirën e terminalit të ri të Limak Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Bashkë me prindërit e tyre, e që njëkohësisht janë pjesë e personelit të këtij Aeroporti, ata po mbillnin drunj për të shënuar festën e Ditës së Tokës.

Aktiviteti që është organizuar nga Paper Communications për Limak për të shënuar Ditën e Tokës, ka për qëllim të bëjë ngritjen e vetëdijës së fëmijëve për problemet mjedisore si dhe promovimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndoshë.

Aeroporti i Prishtinës është jashtzakonisht shumë i fokusuar në mbrojtjen e mjedisit. Të gjitha operimet e Aeroportit bëhen sipas standardit ndërkombëtar ISO14001 dhe kornizës ligjore në Republikën e Kosovës me qëllim të parandalimit të ndotjes dhe mbrojtjen e burimeve natyrore. Në këtë formë ne kemi vetëdijësuar pasagjerët, punëtorët e Aeroportit dhe palët e treta për mbrojtje të mjedisit dhe jemi të lumtur për rezultatet.”, tregon Ermira Elshani, Inxhiniere Mjedisore në Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Të arriturat e kësaj kompanië në plotësimin e standardeve ndërkombëtare në mbrojtje të mjedisit, janë shpërblyer edhe me cmime ndërkombëtare. Në vitin 2015, Aeroporti i Prishtinës ishte shpërblyer me cmimin ‘Praktika më e mirë mjedisore 2015’ nga Green World Award. Cmime tjera ndërkombëtare po të njejtin vit u dhuruan edhe nga International CSR Excellence Awards, Green Europe Champion 2015 dhe Green World Bronze Award.

Të gjithë drunjtë janë emëruar sipas emrave të fëmijëve dhe tani më ata po rriten, ashtu siç po rriten edhe mbjellësit e tyre.