Lexo revistën FlyInn online

Lexo revistën FlyInn online

FlyInn përcjell mesazhin e cilësisë, inteligjencës dhe profesionalizmit në secilën faqe. Formati i revistës është cuditërisht i pazakonshëm dhe joshë lexuesin t’a prekë, ndjejë dhe të lëvizë në mes faqeve dhe të arrijë tek lokacionet më të njohura në secilin qytet të Kosovës si dhe të ketë informacione për një numër të fluturimeve ndërkombëtare. Revista shtypet në dy gjuhë, atë shqipe dhe angleze dhe në tërësi zhvillohet dhe prodhohet nga stafi i Paper.

Departamenti ynë për marrëdhënie me publikun publikon këtë revistë dy mujore me informata për vendet që duhen vizituar, evenimentet e ndryshme në botë, intervistat me VIP vendorë dhe ndërkombëtarë, evenimentet kulturore dhe trendet e fundit të modës si dhe informata praktike dhe turistike për Kosovën. Kontaktoni Paper për të rezervuar vendin tuaj në revistë.

Luteni të gjeni revistën FlyInn duke klikuar këtu.

Në këtë numër:

Ky shtator na zuri ëmbël gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ky muaj nuk është i lehtë kur lë pas pushimet. Kishim që në pranverë që prisnim shenjtërimin e Shën Terezës, shqiptares nga Prizreni e cila u bë 18 vjeç në Shkup deri sa u largua për t’u bërë bamirësja më e famshme në botë, duke lënë pas shpresë dhe ndihmë për të harruarit dhe të braktisurit.

Pavarësisht duket se nuk dimë shumë për të, ndaj jemi ndalur pak t’ju shpejgojmë mbi si u rrit Gonxhja, si i kaloi 18 vitet në Shkup, dhe ç’familje pati ajo. Duke bërë kërkime të ndryshme u mahnitëm dhe vetë mbi shpirtin bamirës të familjes Bojaxhiu, që siç e fitonte çdo cent, ashtu e ndante.

Dhe pse jo një udhëtim virtual deri në Indi? Shteti i dytë në planet për nga popullsia; India  përbën ëndrrën e shumë njerëzve për nga kultura, civlizimi i lashtë, ushqimi, natyra e kafshët e rralla. Ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më të rëndësishme në rruzull.

Ndalojmë pak te sektori ynë i preferuar, shqiptarët e suksesshëm jashtë vendit. Kësaj radhe biseduam me vëllezërit Muharremi dhe kompania e tyre Autofabrica, dy prodhues dhe modifikues të motorëve që e kanë çuar pasionin e tyre shumë larg.

Vazhdojmë me kuriozitete të ndryshme mbi fobitë e ndryshme, me të rejat në Prishtinë e në aeroportin Adem Jashari, pak muzikë këtë vjeshtë. Ju kujtohen të rinjtë entuziastë të HackerSpace? Ata vijnë me të reja këtë numër, dhe si gjithmonë ndalemi pak mbi trashëgiminë kulturore.

Fluturim të këndshëm,