Promovimi i lirisë së lëvizjës

Promovimi i lirisë së lëvizjës

Natën e hapjës së Dokufest, festivalit më të famshëm të filmit të shkurtër dhe dokumentar në Kosovë, të përkrahur nga Limak Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe bazuar në idenë kreative të agjencisë Paper Media and Communications, rampat janë instaluar në qoshet e urës së vjetër të gurit në Prizren dhe viza janë kërkuar dhe lëshuar për të gjithë vizitorët ndërkombëtar të festivalit për të mundësuar kalimin e urës.

Ura e vjetër e gurit e krijuar për të bashkuar dy anët e qytetit të Prizrenit, është shndërruar në një pikë kufitare të improvizuar ku aktorë të veshur si policë kanë kërkuar nga të gjithë ndërkombëtarët të plotësojnë formën e aplikimit, kanë analizuar formën e plotësuar dhe kanë lëshuar pasaporta me vizë për të mundësuar kalimin e urës.

Kjo performancë kreative dhe instalacioni është krijuar me qëllim të trajtimit të qytetarëve të Kosovës në kontekst të lëvizjes së lirë. Në botën që promovon globalizimin, ky aktivitet ka ndikuar që të gjithë të përjetojnë talljen që krijohet nga procesi i aplikimit për vizë, tallje të cilën Kosovarët e përjetojnë cdo ditë.

Forma e aplikimit për vizë përmbante pyetje qesharake si: “A frikoheni nga marimangat?” dhe “A mendoni se jemi të vetmit në univers?” deri sa vizat shpesh lëshoheshin për një kohë të shkurtë të qëndrimit prej vetëm 30 sekondave.

Një prej cështjeve më të rëndësishme për Kosovarë është liria e lëvizjes. Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në një numër shumë të vogël të shteteve pa viza.

Përkundër finalizimit të procesit të liberalizimit të vizave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në rajon që ende nuk është përfshirë në këtë proces.