Paper sjellë cmime ndërkombëtare për klientë

Paper sjellë cmime ndërkombëtare për klientë

Jo shumë kohë më parë, kleintët e Paper Media and Communications kanë fituar cmime ndërkombëtare në fushën e përgjegjësisë shoqërore korporative. Disa nga këto cmime ishin të ndërlidhura me produktet e Paper Media and Communications, të zhvilluara dhe të implementuara për klientë. Kjo dëshmon që produktet dhe strategjitë e zhvilluara nga Paper lëjnë gjurmë dhe janë shumë pozitive për punën e klientëve. Suksesi i klientëve dëshmon tutje për suksesin e kampanjave dhe strategjive të komunikimit që ne zhvillojmë.

Akademia e KEDS, program i KEDS që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe akademike dhe zvogëlimin e numrit të papunësisë së të rinjëve në Kosovë, ka fituar katër cmime ndërkombëtare Stevie, njëra prej të cilave është cmimi i argjendtë për kampanjën e komunikimit dhe marrëdhëniet me komunitetin, zhvilluar nga Paper Media and Communications.

Në anën tjetër, Limak Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është shpërblyer me 14 cmime të ndryshme ndërkombëtare, shumica e të cilave janë për programet e përgjegjësisë shoqërore korporative.