‘New Media’, ekspertizë e re e Paper

‘New Media’, ekspertizë e re e Paper

New Media është duke revolucionarizuar mënyrën se si njerzit mësojnë për botën. Paper ka ndërtuar kapacitetet e brendshme dhe ka investuar në profesionalizëm me qëllim që cdo klient të ketë vendin në të gjitha platformat e ‘new media’.

Online kampanjat tona dhe strategjitë së fundmi janë implementuar edhe më mirë dhe kanë targetuar pranuesit edhe përmes shumicës së rrjeteve aktuale sociale dhe kanë ndikuar në fuqizimin e mëtejmë të porosisë dhe kanë dyfishuar arritjën. Paper Media and Communications është duke menaxhuar me një numër të faqeve të klientëve në rrjete sociale dhe është duke azhuruar këto faqe bazuar në nevojat e grupit të fokusit, të tregut dhe të klientëve.

Kampanja jonë e fundit online #ReadyForTheWorld është diskutuar shumë në publik dhe është shpërndarë anembanë Kosovës. Kampanja ka arritur një numër të madh të individëve si dhe klikimeve në poste. Mund të vlerësohet  se kampanja ka arritur efektin ‘viral’ në rrjete sociale. Numri i interaktivitetit: i pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve ka arritur vëmendje të konsiderueshme nga audienca. Në një treg të vogël si ai i Kosovës, ne kemi arritur të arrijmë tek një numër i përgjithshëm prej 712016 njerëzve.