Studentët e gjeneratës së re përfundojnë ligjeratat në Limak

Studentët e gjeneratës së re përfundojnë ligjeratat në Limak

Studentët e gjeneratës së tretë të Limak Institutit për Shërbime të Aeroportit, programit të bashkë-disejnuar dhe implementuar nga Paper Communications dhe Limak, tani më kanë përfunduar pjesën e ligjeratave dhe do të vijojnë pjesët tjera të planprogramit.

Programi i bashkëorganizuar me partnerë Universitetin e Prishtinës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Universitetin Bogazici dhe Institutin ENAC në Francë, mbledhë studentë të disa drejtimeve në Universitetin e Prishtinës dhe ofron trajnime dhe certifikime ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të aeroporteve. Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët bëhen pjesë e punës praktike në Aeroport dhe më të mirët punësohen. Në këtë mënyrë, programi ndikon në lehtësimin e problemeve me të cilat ballafaqohen të posadiplomuarit në Kosovë, ndikon në zvogëlimin e numrit të papunësisë si dhe ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

Si bashkëpunëtorë, jemi të lumtur për bashkëpunimin e vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira në projekt. Edhe më të lutmur për rezultatet e arritura e që nuk janë të pakëta.

Deri më tani 90 studentë kanë përfituar nga programi deri sa një numër i madh i tyre tani janë pjesë e Aeroportit të Prishtinës dhe janë në shërbim të udhëtarëve dhe të zhvillimit çdo ditë.