Limak feston rezultatet

Limak feston rezultatet

Vetëm gjatë vitit që po lëmë pas, Limak Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, ndër klientët e preferuar të kompanisë sonë, pati një rritje të numrit të udhëtarëve, të fluturimeve dhe destinacioneve.

Tani, ju mund edhe të reklamoni në hapësirat e Aeroportit, dhe kështu të siguroni prezencë në njërin nga vendet më të frekuentuara në Kosovë.

Sot, rreth dy milion njerëz udhëtojnë nga Aeroporti i Prishtinës në baza vjetore deri sa numri i atyre që vizitojnë Aeroportin gjatë gjithë vitit, tejkalon 15 milion njerëz. I gjithë ky sukses erdhi si rezultat i një numri aktivitetesh dhe politikash, të cilat i bënë shërbimet e Aeroportit edhe më atraktive për udhëtarë.

Strategjitë dhe politikat e komunikimit, bashkëpunimi i vazhdueshëm me Aeroportin dhe implementimi i aktiviteteve të komunikimit nga Paper Communications, padyshim që kanë ndikuar edhe në arritjen e rezultateve të lartëpërmendura.

 

Evenimenti i organizuar në Dhjetor të vitit 2016, kishte për qëllim festimin e rezultateve dhe shkëmbimin e ideve me bashkëpunëtorë të ngushtë të Aeroportit.