Kosova, gati për ju ta vizitoni

Kosova, gati për ju ta vizitoni

‘Nuk dua ta humb atë dritën e bukur të agimit. Mund të jetë verë… ose edhe dimër. Të duket sikur je në majë të botës! Rrethuar me energji pa fund, me peisazhe madhështore… të vizitosh Kosovën është më lehtë sesa mendoni. Është aventurë e gatshmë ta përjetoni. Dita fillon me mikrpitje të ngrohtë e kafe të pazëvendësueshme. Mund të jeni kudo. Në një xhami të vjetër, kishë, manastir… ose Aeroplan. Një majë mali, liqe, shpellë a ujëvarë. Një festival… Çfarëdo lloj vallëzimi, apo vetëm këndim nga muzgu deri në agim. A je gati për këtë sfidë? Mund ta quash vend dinamik e të larmishëm. Dhe i tillë është. Kosovo, ready for you.’

Paper Communications ka krijuar një brend për Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, për të promovuar Kosovën si destinim biznesi për investime, eksport dhe turizëm. Brendi i ri i krijuar është unik dhe lehtë i dallueshëm për publikun në përgjithësi dhe ndërmarrësit në vecanti, investitorët potencial dhe turistët.

Si shtesë materialeve tjera të komunikimit dhe fushatës së përgjithshme, në kuadër të ‘Kosovo, ready for you’, Paper Communications ka zhvilluar tri video prej një minuti për të promovuar turizmin, tregëtinë dhe investimet deri sa një seri videosh tjera më të shkurtëra janë krijuar për të promovuar tregimet e suksesshme në vend. Projekti është përgatitur për Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe UNDP.

VIDEO PËR TURIZËM

VIDEO PËR INVESTIME

VIDEO PËR TREGTI