Kosova, gati për ju

Kosova, gati për ju

Paper Communications ka krijuar një brend për Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, për të promovuar Kosovën si destinim biznesi për investime, eksport dhe turizëm. Brendi i ri i krijuar është unik dhe lehtë i dallueshëm për publikun në përgjithësi dhe ndërmarrësit në vecanti, investitorët potencial dhe turistët.

Paper ka zhvilluar edhe materialet promovuese, fotografitë dhe videot për të promovuar Kosovën si një mjedis shumë tërheqës për investime dhe për t’u vizituar, si dhe ka zhvilluar identitetin e brendit, dhe atë ka aplikuar në të gjitha materialet.

‘Ready for you’ shfaqë Kosovën si një vend ftues që iu mundëson të gjithëve të arrijnë apo edhe të përjetojnë gjithcka pozitive. Fjalia si e tillë, mundëson shfrytëzimin për fusha dhe cështje të ndryshme dhe mund të përshtatet për cdo nevojë komunikimi. Është e menduar për të komunikuar suksesin individual, si dhe të ftojë tjerët për të arritur sukseset e tyre. Sipas kampanjës të bazuar në këtë fjali, tregime suksesi të biznesmenëve, të udhëtarëve, të individëve të talentuar dhe shumë tregime tjera suksesi, i ftojnë tjerët të bëhen pjesë e këtij suksesi, duke e klasifikuar shikuesin në grupin e njejtë me personat që kanë komunikuar përvojën e tyre në Kosovë.