About Paper

Paper Communications është një agjenci e integruar e komunikimit në Kosovë që vepron në rajon. Shërbimet tona të gjëra mundësojnë që klientët tonë të adresojnë të gjitha nevojat e tyre të komunikimit përmes vetëm një pike të kontaktit.

Trajtimi jonë i komunikimit ka riorganizuar dhe revolucionarizuar industritë e reklamimit, marrëdhënieve me publikut, mediave, dhe dizajnit në rajon, gjithmonë duke përdorur mënyra të reja dhe kreative për të arritur detyrat. Ne krijojmë dhe formojmë përceptimin publik të brendeve dhe njerëzve në linjë me qëllimet strategjike.

Reputacioni i klientëve tonë është interesi jonë primar në secilën strategji që aplikojmë. Ne synojmë që gjithmonë të krijojmë zgjidhjen më të mirë, duke marrë parasysh menaxhimin efikas të resurseve dhe planifikimit kohor.

Përmbledhje

Historia

se si u krijua
Paper Communications.

E krijuar në vitin 2009, Paper Communications filloi udhëtimin e saj për tu bërë agjencia e parë e komunikimit në Kosovë. Fillimisht, veprimet kanë qenë të ndara në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Më vonë, për shkak se regjioni është i vogël dhe me shtrirje të vogël, zyrat janë mbajtur vetëm në Kosovë. 

Para Paper Communications nuk ka pasur agjenci të komunikimit në Kosovë. Strategjitë janë krijuar dhe komunikimet janë bërë nga brenda. Duke shërbyer klientët më të mëdhenjë në rajon, Paper Communications i ka dëshmuar tregut që është e mundur të ketë një ekip i specializuar që menaxhon të gjitha komunikimet nga jashtë.

Nga atëherë, puna jonë është zgjëruar dhe përfshin më shumë sektorë të biznesit dhe mundësitë janë rritur. Dyert janë hapur që agjenci të reja të komunikimit të provojnë të bëjnë atë që bën Paper.

Njerëzit

Ekipi i Paper

  • Besarta Gashi
    Finance Officer
  • Ylber Cërvadiku
    Creative Director
  • Gent Salaj
    Production Department Director
  • Lee Meha
    Art Director
  • Ilir Grapci
    Chief Executive Officer
  • Dren Xhema
    Chief Operating Officer
  • Guri Shkodra
    Strategic Planner, Copywriter
  • Rrona Musliu
    Account Handler
  • Sadbere Fazliu
    Account Handler
  • Kaltrina Alija Zeqiraj
    Graphic Designer
  • Valdet Hajdari
    Lead Graphic Designer
Partnerët

Bashkëpunëtorët e produksionit

Klientët

Të mëparshëm dhe aktual

Karrierë 
Aty ku shquhet talenti

Copywriter

Ndër tjerash, përdorimi më i njohur i letrës është të prezanton fjalën e shkruar. Disa njerëz lindin me talentin unik të të shprehurit të vetvetes, që i jep atyre një avantazh në udhëheqjen e vëmendjes me varjet e tyre. Pra, nëse keni shkruar së paku 2 libra më të shitur në botë, konsideroje veten të punësuar. Në të kundërtën, nëse mund të dëshmosh që je i aftë për të arritur një arritje aq të lehtë, por asnjëherë nuk je mërzitur ta provosh atë, na njofto dhe ne do të japim një audiencë botërore.

Dizajner grafik

Letra në natyrën e saj është e dizajnuar të jetë objekt vizual. E shërben qëllimin e lehtësimit të shpërndarjes së punëve artistike. A përdor brusha, ngjyra, vajra, dhe pigmente? Dhe a mund ta shndërrosh një copë letre në diçka që të lë pa frymë? Metaforikisht, natyrisht, sepse ne përdorim programe kompjuterike për punën tonë. Ndërsa, nëse mendon se mund të krijosh përshtypje të përhershme në letër dhe mund të shndërrosh një copë boshe të letrës në një vepër artistike, atëherë ndjehu i lirë të na marrësh vëmendjen.

Praktikant

Mund të kesh ndonjë ide se çka dëshiron të bësh me jetën, por nuk e din se ku të fillosh? Nëse je person që të intereson reklamimi, komunikimi, ose në përgjithësi dëshiron të e ndjesh veten të gjallë, atëherë mund të jesh i interesuar të shijosh pak Paper.

Momentalisht, Paper Communications është duke kërkuar disa praktikantë energjetik që duan të përjetojnë punët e brendshme të diçka mbresëlënëse? Hapi i juaji ardhshëm përfshin fjalët ‘CV’ dhe ‘email’. Zgjidhe.